OEK hap horizonte të reja bashkëpunimi me Qeverinë Gjermane

Ekonomi

OEK hap horizonte të reja bashkëpunimi me Qeverinë Gjermane

Më: 15 tetor 2025 Në ora: 22:20
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës dhe njëherësh Kryetar i Forumit të Investimeve të Odave të Ballkanit Perëndimor, Lulzim Rafuna, gjatë takimit me Johann Saathoff, Sekretar Shteti dhe anëtar i Bundestagut Gjerman.

Në kuadër të Samitit të Ministrave të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Dubrovnik, Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës dhe njëherësh Kryetar i Forumit të Investimeve të Odave të Ballkanit Perëndimor, Lulzim Rafuna, zhvilloi një takim me Johann Saathoff, Sekretar Shteti dhe anëtar i Bundestagut Gjerman.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit mes bizneseve gjermane, atyre të Kosovës dhe të Ballkanit Perëndimor, me fokus në forcimin e partneriteteve ekonomike dhe nxitjen e investimeve të reja.

"U theksua edhe organizimi i një eventi ekonomik të përbashkët si hap i parë konkret për afrimin e bizneseve nga Gjermania, Kosova dhe rajoni i Ballkanit.

Ky takim konfirmon bashkëpunimin e shkëlqyer mes Odës Ekonomike të Kosovës dhe Qeverisë Gjermane, si dhe përkushtimin e përbashkët për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe integrim rajonal", njofton OEK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat