Prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimeve po mbështeten në mënyra të ndryshe. Kështu u tha forumin e sektorit të ushqimit – Food Sector Forum 2025, ngjarje kjo që u tha se është shndërruar në pikëtakim për prodhuesit, institucionet dhe partnerët zhvillimorë të sektorit ushqimor në Kosovë.
Drejtor ekzekutiv i Shoqatës PePeKo, Hartim Gashi theksoi se forumi që tash pesë vite organizohet, është shndërruar në një pikëtakim të rëndësishëm për të gjithë aktorët e sektorit ushqimor në Kosovë. Ai u shpreh se qëllimi i forumit është krijimi i një hapësire bashkëpunimi mes prodhuesve, blerësve, institucioneve dhe partnerëve zhvillimorë.
Gashi: Ky forum ka fituar besimin dhe pjesëmarrjen e gjithnjë e më shumë akterëve
“Synimi ynë ishte të krijonim një hapësirë bashkëpunimi ku prodhuesit, blerësit, institucionet dhe partnerët zhvillimor të takohen, të shkëmbejnë ide dhe të ndërtojnë mundësi të reja për zhvillim të përbashkët. Sot, jemi krenarë që ky synim është bëre realitet dhe që ky forum ka fituar besimin dhe pjesëmarrjen e gjithnjë e më shumë akterëve nga viti në vit. …. Food Sector Forum do të mbetet një platforme për dialog, bashkëpunim dhe ndërtim të partneriteteve që sjellin rezultate konkrete. Përmes paneleve, takimeve B2B dhe prezantimeve të sotme, synojmë të nxisim ide të reja dhe zgjidhje praktike për sfidat me të cilat ballafaqohet sektori jonë — nga qasja në tregje, tek inovacioni, standardët dhe qëndrueshmëria. Të gjithë së bashku, mund ta forcojmë industrinë ushqimore vendore dhe ta bëjmë Kosovën një shembull të zhvillimit të qëndrueshëm bujqësor dhe agro-ushqimor në rajon.”, tha Gashi.
Zëvendësministri në detyrë i Bujqësisë, Imri Demelezi tha se Qeveria e Kosovës po e vendos prodhuesin vendor në prioritet, gjë që sipas tij, shihet edhe në rritjen e buxhetit për bujqësi, i cili vetëm nga Ministria e Bujqësisë ka kaluar mbi 110 milionë euro. Ai u ndal edhe te siguria ushqimore, duke theksuar se përmes modernizimit, digjitalizimit dhe ndryshimeve ligjore, inspektimet dhe kontrollet kufitare janë bërë më të sakta.
Demelezi: Qeveria e Kosovës po e dëshmon se prodhuesi vendor është prioritet
“Qeveria e Kosovës po e dëshmon qartë që prodhuesi vendor është prioritet, kjo dëshmohet edhe me buxhetin për bujqësinë që është gjithnjë në rritje dhe tani ka arritur vlere e mbi 110 milionë euro vetëm nga Ministria e Bujqësisë pa përfshirë ministritë e tjera. Siguria ushqimore ka rol qendror, përmes avancimit të legjislacionit, digjitalizimit dhe modernizmit të proceseve edhe në AUV, kemi inspektime më të saktë dhe kontrolle kufitare më të mirë. Ky forume është unik për të nxjerr ne prag të gjitha arritjet dhe për të parë se si mund të bëjmë më mirë. Se bashku me ju, prodhuesit dhe përpunuesit vendor janë forca që mbanë këtë sektor gjallë. Kosova ka adaptuar legjislacioni e saj më atë të BE-së”. tha Demelezi.
U.d i drejtorit të përgjithshëm të KIESA, Zef Dedaj u shpreh se nga viti 2022 deri tani janë ndarë rreth 14 milionë euro për granatet për makineri prodhuese, me thirrjen e fundit prej 7.3 milionë euro. Ai theksoi se këto granate synojnë rritjen e kapaciteteve të bizneseve, dhe se deri tani kanë përfituar rreth 280 kompani, prej tyre mbi 50 nga sektori ushqimor.
Dedaj: Nga viti 2022 deri më tani janë rreth 14 milionë euro që janë shpenzuar për këtë granat
“Marrë parasysh imputuat e bizneseve,... sot kemi një thirrje që në vlerë është 7.3 milionë euro, ndërsa në thirrje është vetëm 3 faqe. .... Nga 500 mijë euro sa ishte deri në vitin 2022 e kemi rritur nga 1 milion, 4 milionë dhe sivjet ishte 7.3 milionë. Në total, nga viti 2022 deri më tani janë rreth 14 milionë euro që janë shpenzuar për këtë granat, skemë që ka për qëllim blerjen e makinerive prodhuese e që amputimi përfundimtare është t’iu mundësojë bizneseve që të rrisin kapacitetet prodhuese e të përmirësojnë bilancin tregtar të mallrave. Kemi 280 kompani së paku nga kjo periudhë që kanë përfituar, mbi 50 kompani janë që kanë përfituar nga ky sektor”, tha Dedaj.
Prodhuesi i turshive, Mirat Taqt nga Mamusha, thotë se knaë nis pata katër viteve si biznes familjar.
Taqt: Është viti i katërt, jena në Mamush prej 2021-s, ka qenë si një kompani familjare
“Është viti i katërt, jena në Mamush prej 2021-s, ka qenë si një kompani familjare. Nis procesi prej fillimit deri në mbjellje, i mbledhim, i grumbullojmë e i paketojmë, edhe koha së paku prej mbledhjes deri në shitje shkon deri një muaj. Është viti i katërt, jemi në Mamush prej 2021-s, ka qenë si një kompani familjare. Ideja ka nis prej familjes, normal se e kemi pas qëllimin ose me dalë jashtë ose me prodhoi diçka, mos me leshu Kosovën, edhe prej nga aty kemi hy në një treg nëpërmjet familjarëve, edhe tash i kemi diku 20 punëtorë. Produkti ma i shitur është kastraveci, somborka, specat edhe speci i kuq”, tha Taqt.
Prodhuesi i kikirikëve Virjan Hasani tha se në treg ka mungesë për këtë lloj produkti. Ideja ka nisur duke parë këtë nevojë dhe duke krijuar shije të ndryshme që u përshtaten konsumatorëve.
Hasani: Inovacioni jonë është pjesa e kikirikut me shije, me shije të ndryshme
“Ideja ka filluar duke e pa nevojën e tregut që është shumë i mangët në pjesën e kikirikut me shije. Ne kemi vendos me e bërë një inovacion, edhe inovacioni jonë është pjesa e kikirikut me shije, me shije të ndryshme, të cilat kanë hapësirë për shumë konsumatorë që me e gjet veten. Pjesa tjetër mandej është zhvillimi i tregut e kështu me radhë. Prodhimi i kikirikut me shije nga ideja deri në realizim merr kohë rreth dy deri në tre muaj, me testin dhe gjitha gjërat tjera. Mirëpo, në pjesën e përpunimit na jemi fabrikë e madhe që kemi kapacitete goxha të mëdha në prodhim, kështu që me kohë të caktuar nuk e di sa me të thënë saktësisht, mirëpo ideja është që jemi fabrikë e re me kapacitete shumë të mëdha në prodhim. Produkti më i shitur është kikiriku me djegës” tha Virjan Hasani,.
Food Sector Forum është një platformë vjetore e organizuar nga Shoqata PePeKo që prej vitit 2020, e cila synon të lidhë prodhuesit, përpunuesit, blerësit dhe institucionet vendore e ndërkombëtare të sektorit ushqimor. Forumi shërben si hapësirë për diskutim mbi sfidat dhe trendet e industrisë, shkëmbim të praktikave të mira, si dhe promovim të inovacioneve dhe bashkëpunimeve të reja në agro-përpunim.