Banka Botërore: SEPA uli ndjeshëm kostot e pagesave ndërkufitare

Ekonomi

Banka Botërore: SEPA uli ndjeshëm kostot e pagesave ndërkufitare

Më: 26 shkurt 2026 Në ora: 12:36
Foto ilustrim

Sipas një raporti të fundit të Bankës Botërore “Matja e Kostos së Pagesave Ndërkufitare Biznes-me-Biznes në Ballkanin Perëndimor”, kostot e transaksioneve për pagesat biznes-me-biznes në vendet e Ballkanit Perëndimor që janë bërë operacionale në Single Euro Payments Area (SEPA) janë ulur ndjeshëm.

Për transfertat prej 5,000 euro, kostoja mesatare ra nga 0.76% e vlerës së transaksionit në vitin 2024 në vetëm 0.08% në vitin 2025 — një ulje rreth dhjetëfish.

Po ashtu, kostot për transfertat prej 20,000 euro ranë nga 0.47% në vitin 2024 në 0.02% në vitin 2025, që përbën një ulje 23-fish.

Njoftimi:

Sipas një raporti të fundit të Banka Botërore, të titulluar “Matja e Kostos së Pagesave Ndërkufitare Biznes-me-Biznes në Ballkanin Perëndimor”, kostot e transaksioneve për pagesat ndërmjet bizneseve në vendet e rajonit që janë bërë operacionale në Single Euro Payments Area (SEPA) janë ulur ndjeshëm.

Për transfertat në vlerë prej 5,000 euro, kostoja mesatare ka rënë nga 0.76% e vlerës së transaksionit në vitin 2024 në vetëm 0.08% në vitin 2025 — një ulje rreth dhjetëfish. Në mënyrë të ngjashme, kostot për transfertat prej 20,000 euro kanë zbritur nga 0.47% në vitin 2024 në 0.02% në vitin 2025, duke shënuar një reduktim rreth 23-fish.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat