Çmimi i naftës mbetet i njëjtë, benzina ulet për 1 cent

Ekonomi

Çmimi i naftës mbetet i njëjtë, benzina ulet për 1 cent

Më: 28 maj 2026 Në ora: 09:05
Foto ilustrim

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve për sot, ku vërehet se çmimi i naftës ka mbetur i pandryshuar krahasuar me ditën e djeshme.

Sipas vendimit të fundit, nafta (dizeli) vazhdon të shitet me çmim maksimal prej 1.58 euro për litër, ndërsa benzina ka pësuar ulje për 1 cent krahasuar me një ditë më parë, duke arritur në 1.52 euro për litër.

Ndërsa çmimi i gazit mbetet 0.74 euro për litër.

Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat