Zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik Kosovë-Shqipëri, në qendër të takimit Krasniqi-Ekonomi

Ekonomi

Zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik Kosovë-Shqipëri, në qendër të takimit Krasniqi-Ekonomi

Më: 11 qershor 2026 Në ora: 17:37
Pamje nga takimi

Kryetari i Bordit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, Skender Krasniqi, ka takuar kryetaren e Komisionit Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat në Kuvendin e Shqipërisë, Milva Ekonomi.

Gjatë takimit u diskutua për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Palët shkëmbyen ide dhe nisma konkrete për nxitjen e investimeve, lehtësimin e të bërit biznes dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet sipërmarrjeve.

Ky si një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit ekonomik të të dy vendeve.

Në takim u vlerësua se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve dhe komunitetit të biznesit mbetet çelësi për krijimin e më shumë mundësive, zgjerimin e tregut dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik në dobi të qytetarëve të të dyja vendeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat