Nafta sot 1 cent më shtrenjtë se dje

Ekonomi

Nafta sot 1 cent më shtrenjtë se dje

Më: 2 gusht 2026 Në ora: 09:36
Fotoilustrim

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka bërë të ditura çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për ditën e sotme.

Sipas njoftimit të publikuar në Facebook, çmimi maksimal i naftës është caktuar në 1.78 euro për litër që është 1 cent më shtrenjtë se sa ditën e djeshme.

Ndërkaq, benzina do të tregtohet me çmim maksimal prej 1.50 euro për litër apo 1 cent më lirë se dje, ndërsa gazi me 0.60 euro për litër.

Sipas ministrisë, këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat