Lirohet për një cent nafta, çmimi i derivateve për sot e nesër

Ekonomi

Lirohet për një cent nafta, çmimi i derivateve për sot e nesër

Më: 30 gusht 2026 Në ora: 09:18
Fotoilustrim

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot dhe nesër.

Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për një litër naftë (dizel) është 1.70 euro, një cent më lirë se dje.

Benzina do të shitet me çmim maksimal prej 1.53 euro për litër, ndërsa gazi 0.63 euro për litër.

Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe vlejnë gjatë ditës së sotme dhe nesër

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat