Dogana parandalon kontrabandimin e specave nga Serbia

Ekonomi

Dogana parandalon kontrabandimin e specave nga Serbia

Më: 12 shtator 2026 Në ora: 19:21
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra, pasi një furgon është vërejtur duke hyrë ilegalisht nga territori i Serbisë në Kosovë.

Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, rasti ka ndodhur më 11 shtator 2026, rreth orës 22:00, ndërsa automjeti është ndaluar në magjistralen Preshevë–Gjilan.

Gjatë kontrollit të furgonit, i cili drejtohej nga një person shtetas i Serbisë dhe i Kosovës, është konstatuar se brenda tij kishte disa pako të mbushura me speca të freskët.

Dogana ka bërë të ditur se drejtuesi i automjetit nuk posedonte dokumentacion që dëshmonte prejardhjen e mallit.

Automjeti dhe malli janë sekuestruar nga Dogana e Kosovës dhe janë dërguar në terminalin doganor për procedurat e mëtejshme ligjore.

Sipas Doganës, vlera e mallit në treg është rreth 2 mijë euro, pa përfshirë detyrimet doganore.

"Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e kontrabandës, mbrojtjen e kufirit doganor dhe zbatimin e legjislacionit në fuqi, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet e tjera të Republikës së Kosovës", theksohet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat