Pas përfundimit me sukses të sanimeve teknike, mbrëmë është planifikuar rikthimi në operim i njësisë A4 e Termocentralit “Kosova A”.
Sipas planifikimit, KEK bëri të ditur se startimi i njësisë ka filluar sot rreth orës 4:00.
Ndërsa sinkronizimi me rrjetin është realizuar rreth orës 8:30.
Siç thuhet në njoftim, aktualisht njësia A4 është në operim dhe gjendja e saj është stabile.