MINT publikon çmimet, nafta shtrenjtohet për 1 cent

Ekonomi

MINT publikon çmimet, nafta shtrenjtohet për 1 cent

Më: 28 prill 2026 Në ora: 10:30
Foto ilustrim

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet e reja të derivateve për ditën e sotme në Kosovë.

Sipas njoftimit, nafta është shtrenjtuar për 1 cent krahasuar me fundjavën dhe tani kushton 1.67 euro për litër.

Çmimi i benzinës ka mbetur i pandryshuar në 1.44 euro për litër.

Ndërsa, gazi vazhdon të shitet me 0.86 euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat