Lansohet Platforma e Trajnimeve për Siguri Kibernetike për Shërbyesit Civil

Ekonomi

Lansohet Platforma e Trajnimeve për Siguri Kibernetike për Shërbyesit Civil

Më: 18 maj 2026 Në ora: 09:13
Ilustrim

Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike do të lanson sot Platformën e Trajnimeve për Siguri Kibernetike për Shërbyesit Civil, një iniciativë që synon ngritjen e kapaciteteve institucionale në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë digjitale.

Në ngjarjen që nis në ora 09:30 do të marrin pjesë kryeministri në detyrë Albin Kurti, ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike Lulëzon Jagxhiu, si dhe i ngarkuari me Punë në Ambasadën e Luksemburgut në Kosovë Eric Dietz.

Sipas njoftimit, platforma është krijuar për të ofruar trajnime profesionale dhe praktike për shërbyesit civilë.

Me fokus në identifikimin e kërcënimeve kibernetike, mbrojtjen e të dhënave dhe përdorimin e sigurt të sistemeve teknologjike.

Ky projekt vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të sigurisë kibernetike dhe avancimit të transformimit digjital në administratën publike të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat