Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Ekonomi

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Më: 1 shtator 2026 Në ora: 09:12
Fotoilustrim

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot.

Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për një litër naftë (dizel) është 1.69 euro.

Benzina do të shitet me çmim maksimal prej 1.54 euro për litër, ndërsa gazi 0.63 euro për litër.

Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe vlejnë gjatë ditës së sotme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat