Vakcina ruse arrin në Beograd, Vuçiq nuk shqetësohet se çfarë do të thotë Brukseli

Evropë

Vakcina ruse arrin në Beograd, Vuçiq nuk shqetësohet se çfarë do të thotë Brukseli

Nga: B.S. Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 08:31
Vakcina ruse në Beograd

Vaksina ruse Sputnik 5 ka arritur dje në Beograd, me të cilën Serbia do të vaksinojë popullatën e saj kundër Covidit-19.

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i ka thënë RTS-it dje se do të jetë falas për të gjithë qytetarët që duan ta pranojnë atë. 

- Nuk mund të detyroni askënd që nuk dëshiron të marrë vaksinën, por i konsideroj të papërgjegjshëm të gjithë ata që bëjnë thirrje që të mos marrin vaksinën - tha Vuçiq. 

Ai theksoi se ai "nuk është aspak i interesuar" nëse Brukseli do të kundërshtojë faktin që Serbia synon të sigurojë vaksina nga Rusia dhe Kina dhe tha se "çdo vaksinë është e mirë", sepse kompanitë serioze farmaceutike janë të angazhuara në kërkime dhe prodhim.

Sipas Vuçiqit, Serbia gjithashtu do të pranojë vaksinat që do t'i ndahen asaj përmes sistemit COVAX, i cili u lansua bashkërisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Aleanca për Vaksinat (GAVI).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat