Shifra të frikshme vijnë nga Italia: 875 gra shtatzëna të infektuara me Covid

Evropë

Shifra të frikshme vijnë nga Italia: 875 gra shtatzëna të infektuara me Covid

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 19:58
Foto ilustrim

Nga marsi 2020 deri në 30 shtator 2020, në Itali janë 875 gra shtatëzane të infektuara nga koronavirusi.

Kjo e dhënë është publikuar nga Instituti Suprem Italian i Shëndetit Publik pas një studimi të Sistemit Italian të Obstretikës, Italian Obstetric Surveillance System.

Rasti i parë i një grua shtatzëne e infektuar nga Covid 19 në Itali u verifikua më 25 shkurt 2020 e deri më sot nuk është verifikuar asnjë vdekje  grua shtatzënë nga Covid.

53 % e rasteve të infektuar janë në rajonin e Lobmardisë e për çdo rast pozitive tek gratë shtatëzënë është krijuar një regjisitër infromativ mbi gjëndjen e tyre klinike, terapinë e asistencës shëndetësore, si dhe mbi karateresikat e tyre social-demografike.

Vetëm 2% e grave shtatzënë të infektuara janë kuruar në repartet e terapisë intesive, 18.6% kanë pasur si pasojë një polmonit dy krahësh

Në analizat statistikore të rasteve të studiuara është llogaritur se në një nivel kombëtar në çdo 1000 lindje 2.9% e grave janë infektaur nga koronavirusi.

Në rajonet veriore kjo përqindje shkon mesatarisht 5.5% në çdo 100 lindje, në rajonet qëndore 1.6% në çdo 1000 lindje, në jug të Italisë 0.6% gra të infektaur në çdo 1000 lindje e në veçanti në rajonin e Lombardisë, më i godituri nga pandemia, rastet pozitive tek gratë shtatëzënë janë 8.9% në çdo 1000 lindje.

13% e lindjeve kanë qënë të parakohëshme e gati dyfishin më shumë në krahasim me koeficientin në shkallë kombëtare dhe pse në 71% të rasteve vendimi është marrë para lindjes spontane të tyre.

Prej marsit deri në shtator të 2020 janë verifikuar 6 vdekje foshnjash në bark e 1 vdekje foshnje pas lindjes, të lidhura me pasojat e shkaktuara nga infektimi.

E ndër të gjitha rastet e analizuar vetëm 2.8% e tyre kanë rezultuar pozitive dhe pas lindjes. Ndërsa  në 24 orët e fundit Italia  ka regjistruar  662 viktima e 21 052 të infektuar nga Covid 19.

Numri i të infektuarve aktivë është sot 754 169.

Dita e sotme ka shënuar  23 023  të shëruar më shumë e numri i përgjithshëm i tyre ka arritur në 896 308.

Në repartet e terapisë intesive numri i pacientëve është aktualisht 3517 të infektuar.

Në izolim shtëpiak janë  720 494 të infektuar e 30 158  të tjerë që po kurohen në strukturat spitalore.

Në 24 orët e fundit janë kryer rreth 195 mijë tamponë e deri më sot numri i tyre është gati 23 milionë tamponë të kryer.

Që nga marsi deri më sot Italia ka regjistruar 1 709  991 të infektuar e 59 514 viktima Covid.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat