Pandemia ia “anuloi” dasmën, çifti i shpenzon paratë për personat në nevojë

Evropë

Pandemia ia “anuloi” dasmën, çifti i shpenzon paratë për personat në nevojë

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 18:59
Foto

Përhapja e koronavirusit ka ndikuar edhe planifikimin dhe organizimin e dasmave mbarë botën. Si rezultat i kësaj, çiftet që kanë planifikuar të bëjnë dasmë me shumë mysafirë, është dashur t’i ndryshojnë listat e të ftuarve.

Ndër ta, edhe Emily Bugg dhe Billy Lewis kishin planifikuar të organizojnë dasmë. Pandemia i detyroi që dasmën ta mbajnë me një ceremoni të vogël familjare.

Ata vendosën që me të hollat që i kishin grumbulluar, t’i shpenzonin në ndihmë ndaj njerëzve në nevojë.

Ushqimin e dasmës, që e kishin aranzhuar kohë më parë, e shndërruan në ushqim për të varfrit, personat me sëmundje mendore dhe të varurit e substancave narkotike.

"Në skemën e madhe të gjërave, anulimi i një martese të madhe nuk është gjëja më e keqe që mund të ndodhë," deklaroi Bugg në një deklaratë.

Heidi Moorman Coudal, që është udhëheqës i hotelit ku ishte organizuar dasma e çiftit, thotë se shumica e çifteve që anulojnë dasmën, kërkojnë t’u kthehen të hollat, duke mos menduar se ato mund të shpenzohen diku me vlerë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat