BE miratoi ligjin historik: Shtetet që shkelin të drejtat të njeriut, do të ndëshkohen

Evropë

BE miratoi ligjin historik: Shtetet që shkelin të drejtat të njeriut, do të ndëshkohen

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 19:05
Foto ilustrim

Ministrat e jashtëm evropianë miratuan në Bruksel një kornizë të re ligjore për sanksionimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut në të gjithë botën, modeluar nga ligji amerikan – Magnitsky.

Regjimi i ri do të lejojë Bashkimin Evropian të sanksionojë shkeljet e të drejtave të njeriut në vende të tilla, si Kina, Rusia, Irani ose Arabia Saudite, raporton dailysabah.

Për herë të parë në histori, BE ka një kornizë ligjore që e lejon atë të ngrijë pronën dhe të ndalojë hyrjen e individëve përgjegjës për shkeljet e të drejtave të njeriut, si dhe të vendosë sanksione ndaj kompanive, organeve shtetërore dhe jo-shtetërore në çdo pjesë të botës.

Sanksionet mund të vendosen ndaj atyre që janë përgjegjës për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe shkelje të tjera të rënda të të drejtave të njeriut, të tilla si tortura, skllavëria, vrasjet jashtëgjyqësore dhe privimi arbitrar i lirisë ose paraburgimi.

Kuadri i ri ligjor është modeluar sipas ligjit Magnitsky të SHBA-së, sipas avokatit rus Sergei Magnitsky, i cili u arrestua në vitin 2008 pasi pretendoi se zyrtarët rusë ishin të përfshirë në mashtrime të mëdha tatimore. Një vit më vonë, ai vdiq në burg ku u abuzua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat