Testimi masiv në Sllovaki për COVID-19, ka zvogëluar përhapjen e coronavirusit në 60 për qind brenda një jave, në një kombinim – karantinë dhe masa të rrepta, thonë ekspertët britanikë, shkruan The Guardian.
Sllovakia do të kryej teste pa pagesë në tërë vendin me rreth 5 milionë banorë në një periudhë të shkurtër kohore, ku të gjithë të punësuarit që kanë rezultuar pozitiv nuk duhet të shkojnë në vendin e tyre të punës.
Të gjithë ata persona që kanë rezultuar pozitivë është duhet t’i nënshtrohen vetëizolimit së bashku me familje, por çdo i punësuar do të marrë pagën e plotë për 10 ditë izolim.
E të gjithë tjerët që janë negativ në testin e COVID-19, munden të shkojnë në punë pa ndonjë problem, megjithatë nuk munden të vizitojnë shtëpitë e pleqve – e studentët nuk mund të kthehen në shtëpi për festat e fundvitit.
“Shembulli i Sllovakisë ka treguar se testimi masiv në kombinim me izolimin ka sjellë zvogëlim të dukshëm të numrit të infektuarve me COVID-19”, ka thënë profesori britanik Stephen Flash.
Diçka e ngjashme është tentuar të bëhet në Liverpool, qytet me 500 mijë banorë. Megjithatë, është dëshmuar se testet rapide ia kanë “huq” për 50 për qind të rasteve me të infektuar.