Greqia mund të marrë vaksinën ndaj COVID-19 para fundit të 2020, por në sasi më të vogla se plani

Evropë

Greqia mund të marrë vaksinën ndaj COVID-19 para fundit të 2020, por në sasi më të vogla se plani

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 13:19
Petsas

Greqia me sytë nga BE ka shpresë se do e marrë vaksinën e Pfizer ndaj COVID-19 para fundit të 2020.

Zëdhënësi i qeverisë greke, Petsas ka konfirmuar se ekziston mundësia dhe shpresa e madhe se kjo mund të ndodhë dhe vaksina të vijë për grekët pa pritur ende 2021.

Sipas Petsas, në rast se vaksina miratohet më shpejt nga BE atëhere të gjitha vendet, përfshirë Greqinë do të marrin më pak për janarin. Ai parashikon se duke nxitur Greqia do të marrë rreth 40% më pak doza se ccfarë kishte planifikuar.

“Ne do ta marrim vaksinën më shpejt , sepse duket se miratimi nga organizatat Evropiane do të vijë më shpejt , por ne do të marrim më pak sepse e gjithë Evropa do të marrë më pak, me rezultat që shkalla jonë e shpërndarjes nga kontratat e para-blerjes të çojë në një numër më të vogël të vaksinave. Për shembull vaksinat Pfizer, nuk po flas për kompani të tjera, duket se ato do të jenë rreth 40% më pak sesa ishin planifikuar , të paktën për janarin,” tha Petsas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat