Shpërthen vullkani më i madh dhe aktiv në Evropë – llava shpërtheu në lartësi prej 100 metra

Evropë

Shpërthen vullkani më i madh dhe aktiv në Evropë – llava shpërtheu në lartësi prej 100 metra

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 16:17
Foto nga vendi i ngjarjes

Ky vullkan ka shpërthime çdo vit, por vetëm disa ishin fatale.

Një shpërthim vullkanik nga Mali Etna ka hedhur llavë dhe tym me qindra metra lartësi në ajër

Aktiviteti vullkanik u dallua së pari në kraterin verilindorë pak pas orës lokale 21:30.

Image

Shpërthimi ndodhi gjatë mëngjesit të të hënës, duke lëshuar tym dhe hi vullkanik deri në thuajse 5 km lartësi.

Llava shpërtheu deri në 100 metra lartësi në ajër. Hiri vullkanik ka mbuluar fshatrat  e zonës .

Imazhet satelitore që janë siguruar, shfaqin teksa krateri verilindorë çahet dhe shpërthen llava duke arritur lartësi prej përafërsisht 2,700 metra.

Image

Një seksion i vullkanit filloj të rrjedhë në dy degë, duke ju drejtuar zaonës së Torre del Filisofo dhe Monte Frumento Supino.

Magnituda e tërmetit që ndodhi para shpërthimit ishtë 2.7, dhe të patën 17 tërmete janë regjistruar që në mëngjesin e të dielës

Në 3 të mëngjesit me orë lokale të hënën, një shpërthim intensiv ndodhi në kraterin verilindor pasi që veçse ishte vrenjtur një dobësim në të.

Ekspertët e kanë cilësuar këtë si një aktivitet të dobët, sepse shpërthimet edhe pse mund të jenë të shpeshta, janë të buta dhe nuk shpërndajnë shumë fragmente të gurëve dhe llavës.

Etna ka lartësi prej 3300 metra dhe diametër prej 37mijë metra,duke u bërë vullkani më i madh në Evropë dhe i dyti në botë.

Meqë është i vendosur në mes të pllakave tektonike të kontinentit afrikan dhe ati euroaziatik, gjeneron shpërthime të vazhdueshme të shkallëve të ndryshme.

Ky vullkan është 700 mijë vjet i vjetër dhe ka pasur disa shpërthime që kanë qenë fatale. Shpërthimi më së fundmi që ka ndodhur dhe kishte rrezik më ta madh , ishte në vitin 2017 ku me dhjetëra persona u lënduan.

Ndërsa shpërthimi më fatal i regjistruar i këtij vullkani mendohet të ketë qenë rreth vitit 1500 pare erës sonë, dhe la të vdekur rreth 15 mijë persona. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat