Kryeministri francez del negativ për COVID-19, kishte kontakt me Macron

Evropë

Kryeministri francez del negativ për COVID-19, kishte kontakt me Macron

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 20:00
Jean Castex

Kryeministri i Francës, Jean Castex, ka dalë negativ pasi është testuar për koronavirus.

Rezultatin ai e ka marrë mëngjesin e së enjte, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, raporton BFMTV..

Castex do të vazhdojë të qëndrojë në karantinë për shtatë ditë, pasi që kishte kontakt me Presidentin Emmanuel Macron, i cili sot u konfirmua se është i infektuar me COVID-19.

Po ashtu edhe Ministri Marc Fesneau do të vetkarantinohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat