Beogradasit në shok: Një grua e zhveshur vrapon nëpër shesh, prapa saj mbeten gjurmë gjaku

Evropë

Beogradasit në shok: Një grua e zhveshur vrapon nëpër shesh, prapa saj mbeten gjurmë gjaku

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 08:36
Policia serbe (Ilustrim)

Kalimtarët e rastit në Sheshin e republikës në Beograd kanë mbetur të tronditur mbrëmë, pasi që kanë parë një grua të zhveshur, e cila po e kalonte rrugën përplot automjete.

Ata vunë re se gruaja ishte e çorientuar dhe se linte gjurmë të përgjakshme prapa vetes, për këtë arsye kalimtarët e shikonin të habitur dhe në heshtje ndërsa kalonte rrugën.

Image

Ndërsa Nova.rs merr vesh për këtë rast, qytetarët njoftuan policinë. Patrulla më e afërt e policisë e gjeti shpejt gruan.

Për këtë rast u njoftua edhe ambulanca, e cila mori gruan dukshëm të çrregulluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat