Dramë në Mal të Zi: Fillon arrestimi i njerëzve të Milos, Dritani thotë do të ketë edhe më

Evropë

Dramë në Mal të Zi: Fillon arrestimi i njerëzve të Milos, Dritani thotë do të ketë edhe më

Nga: B.S. Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 10:57
Pamje nga arrestimi

Pas seancës dëgjimore në Prokurorinë Speciale të Shtetit të Malit të Zi, drejtorit të Administratës së pasurive të paluajtshme, Dragan Kovaçeviq, i është caktuar ndalimi prej 72 orësh.

Ai është arrestuar dje nën dyshimin se ka krijuar një organizatë kriminale, në të cilën mes tjerësh kanë vepruar edha Ana Lakiqeviq e Kërsto Paviqeviq - shefe e Njësisë regjionale në Tivar dhe drejtorisë dhe një gjeometër.

Ata dyshohen se kanë bërë vepër penale - abuzim me pozitën zyrtare, përkatësisht se në shumë lëndë resurset shtetërore i kanë përdorur për qëllime personale.

Prokurorja special Lidija Mitroviq, pas marrjes në pyetje, ua ka caktuar ndalimin prej 72 orësh.

Nënkryeministri malazez Dritan Abazoviq vlerësoi veprimin e SDT-së, duke thënë se qeveria e re kishte premtuar luftë të vendosur kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar:

"Sidomos kundër korrupsionit të nivelit të lartë, i cili çon tek njerëzit që kanë mbajtur poste të rëndësishme. Unë mendoj se drejtori i Administratës së Patundshmërive është një pozitë jashtëzakonisht e rëndësishme në çdo vend ... ka të bëjë drejtpërdrejt me kadastrat e të gjitha komunave. Kishte parregullsi të shumta atje. Unë respektoj prezumimin e pafajësisë ... por unë dua të lavdëroj SDT-në ”, u tha ai gazetarëve gjatë vizitës së tij në komunën e Plevles.

Ai tha se Qeveria nuk do të tolerojë asnjë ligësi dhe do të drejtojë gishtin tek kushdo që është i korruptuar, pavarësisht nëse do të ndiqet nga degë të tjera. Unë mendoj se do të befasoheni shumë shpejt nga rastet e reja, të cilat duhet të shohin dritën e diellit."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat