Piloti gjerman formon shiringën gjigante në qiell për t'ua përkujtuar vaksinimin kundër COVID-19

Evropë

Piloti gjerman formon shiringën gjigante në qiell për t'ua përkujtuar vaksinimin kundër COVID-19

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 15:48
Foto: FlightRadar24

Piloti gjerman Samy Kramer ka formuar një shiringë gjigante në qiell, duke fluturuar 200 km për t’u përkujtuar njerëzve fillimin e fushatës së vaksinimit për COVID-19 në Evropë.

20-vjeçari krijoi fillimisht në hartë në një pajisje GPS, linjën nga ku duhej të kalonte, para se të niste fluturimin afër Lake Constance në Gjermani. Linja në formë shiringe u shfaq në faqen e internetit “flightradar24”.

“Ka ende njerëz që po kundërshtojnë vaksinimin dhe veprimi im mund të jetë një përkujtim për ta që të mendojnë për këtë çështje”, i ka thënë Kramer Reutersit të dielën, derisa shtoi se ky fluturim i tij nuk duhet të kuptohet si thirrje direkte për vaksinim.

Gjermania zyrtarisht filloi kampanjën e vaksinimit për COVID-19 të dielën. Qeveria federale po planifikon të ketë më shumë se 1.3 milionë doza vaksinash për autoritetet lokale të shëndetësisë deri në fund të vitit dhe rreth 700,000 doza në javë nga janari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat