Si pjesë e luftës kundër krimit, Abazoviq kërkon që Serbia t’ia dorëzojë Malit të Zi një kriminel

Evropë

Si pjesë e luftës kundër krimit, Abazoviq kërkon që Serbia t’ia dorëzojë Malit të Zi një kriminel

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 17:51
Dritan Abazoviq

Zëvendëskryeministri, Dritan Abazoviq tha se Qeveria e Malit të Zi i kishte dërguar përsëri një kërkesë Serbisë për ekstradimin e Svetoraz Maroviqit.

Politikani shqiptar pohoi se për të krijuar marrëdhënie më të mira me Serbinë, qeveria beson se kërkesa për ekstradimin e një njeriu i cili është, siç theksoi ai, “personifikimi i krimit” është i justifikuar.

“Ne duam të vendosim për këtë çështje, duke shpresuar se do të gjejmë një gjuhë të përbashkët me Serbinë dhe do ta sjellim Maroviq para drejtësisë”, tha lideri i grupit, URA në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp.

“Është e pajustifikuar që Maroviq tani ecën lirshëm në një vend tjetër, dhe se djali i tij gjithashtu kryen veprimtari biznesi”, pohoi ai.

Abazoviq deklaroi se ky është vazhdim i luftës kundër korrupsionit dhe krimit, i cili është një përparësi i Qeverisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat