Spanja sheh reshje bore ‘të jashtëzakonshme’ – në Madrid, reshje të tilla nuk janë parë të paktën në 40 vjet

Evropë

Spanja sheh reshje bore ‘të jashtëzakonshme’ – në Madrid, reshje të tilla nuk janë parë të paktën në 40 vjet

Më: 9 janar 2021 Në ora: 11:11
Pamje nga vendi i ngjarjes

Stuhia Filomena ka përfshirë pjesë të Spanjës me borë të madhe, me gjysmën e vendit në “alarm të kuq”.

Sipas medieve të huaja, Madridi, një nga zonat më të prekura, është vendosur të shohë deri në 20 centimetra borë.

Përveç një numër të rrugëve, edhe aeroporti i qytetit është mbyllur gjithashtu.

Image

Si pasojë, të Premten në mbrëmje, një numër automjetesh u bllokuan në një autostradë pranë kryeqytetit.

Kështu, zjarrfikësit u thirrën për të ndihmuar shoferët që ishin bllokuar ndërkohë që në disa zona ushtria ishte thirrur për të ndihmuar në pastrimin e rrugëve.

Dhe autoritetet u kanë kërkuar njerëzve që të shmangin udhëtimet jo-thelbësore.

Sipas mediave lokale, reshjet e borës në Madrid janë më të rëndat në të paktën 40 vjet ndërsa agjensia e motit AEMET – e vendit – tha se reshjet e borës ishin “të jashtëzakonshme dhe me shumë gjasa historike”.

Gjithsesi, një numër njerëzish u panë duke shfrytëzuar në maksimum pamjen me borë, duke ecur nëpër sheshin Puerta del Sol të Madridit.

Image

Moti i ftohtë pritet të vazhdojë përtej fundjavës me temperaturat në Madrid që parashikohet të enjten të arrijnë deri në -12C. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat