Ish-ndihmësi kryesor i Osama Bin Laden po jeton në shtëpinë milionëshe në Britaninë e Madhe

Evropë

Ish-ndihmësi kryesor i Osama Bin Laden po jeton në shtëpinë milionëshe në Britaninë e Madhe

Më: 11 janar 2021 Në ora: 20:21
Evil Adel Abdel-Bary

Dora e djathtë e Osama Bin Laden po jeton jetën i qetë në Britaninë e Madhe.

60 vjeçari Evil Adel Abdel-Bary, fitoi ‘lirim të hershëm’ nga burgu në SHBA. Gjykatësi e cilësoi atë tepër të rrezikuar nga Covid-19.

Por mediat britanike kanë publikuar fotografi të terroristit i cili duket fit dhe nuk ka nevojë për përkujdesje për të lëvizur.

Përbindëshi i Al-Kaidës ishte dënuar për rolin e tij në dy bombardime të Ambasadës Amerikane në Afrikë më 1998 ku humbën jetën 224 persona.

Babai i gjashtë fëmijëve i është rikthyer shpejt jetës me bashkëshorten 59 vjeçare Ragaa në shtëpinë e tyre 1 milion funtesh në Londrën Veriperëndimore pas 22 vjetësh në burg.

Abdel-Bary kishte lënë Egjiptin për Britaninë e Madhe më 1991 dhe nuk mund të kthehet atje nga frika e torturave dhe vdekjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat