Britaniku që hodhi 240 milionë euro në mbeturina kërkon ndihmën e shtetit

Evropë

Britaniku që hodhi 240 milionë euro në mbeturina kërkon ndihmën e shtetit

Më: 14 janar 2021 Në ora: 19:38
Ai thotë se kishte hedhur pajisjen në verën e 2013-s kur po e pastronte zyrën

Një inxhinier britanik që thotë se aksidentalisht kishte humbur një disk për ruajtjen e të dhënave në të cilën kishte kryptovaluta në vlerë miliona euro ka premtuar se do t’ia japë komunës së tij çerekun e pasurisë nëse i ndihmojnë të gërmojë në një deponi mbeturinash.

35-vjeçari, James Howells, thotë se disku i laptopit të vjetër të tij përmban bitcoina në vlerë rreth 240 milionë euro, por është i humbur në një deponi në Newport të Uellsit.

Howells thotë se ai dhe këshilli i qytetit do të përfitonin nëse i lejohet grumbullimi, por autoritetet lokale janë duke refuzuar, pasi thonë se një gërmim do të shkelte ligjin dhe do të shkaktonte probleme për ambientin.

Ai thotë se kishte hedhur pajisjen në verën e 2013-s kur po e pastronte zyrën.

“Kisha dy disqe identike dhe e hodha të gabuarin”, ka thënë ai. Ai vazhdimisht kishte apeluar në këshillin e Newportit për t’i ndihmuar në gjetjen e pajisjes – dhe tani ka ofruar 25 për qind të vlerës që gjendet brenda.

Howells beson se edhe pas gjithë kohës së gjatë të kaluar, disku do të jetë në gjendje të mirë për të punuar. 

“Mënyra se si operonte deponia më 2013 ishte që kur një shportë e përgjithshme ishte e plotë, kishte një numër serik, tërhiqej dhe hidhej në deponi, duke iu dhenë një numër i ri. Andaj nëse do të më jepej qasje në të dhënat e deponisë, do të identifikoja javën se kur hodha diskun dhe do të identifikoja më lehtë numrin serik të shportës”, ka thënë ai, raporton “The Guardian”.

Një zyrtare e këshillit të Newportit ka thënë se Howells ka kërkuar shumë herë gërmimin e deponisë, por ka shtuar se kjo do të kushtonte miliona e s’do të kishte asnjë garanci se do të gjendej disku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat