Rusia edhe me tjetër marrëveshje me Mianmar, për furnizimin e sistemit mbrojtës ajror Pantsir-S1

Evropë

Rusia edhe me tjetër marrëveshje me Mianmar, për furnizimin e sistemit mbrojtës ajror Pantsir-S1

Më: 26 janar 2021 Në ora: 14:50
Foto

Ministritë e mbrojtjes të Rusisë dhe Mianmarit kanë arritur një marrëveshje për furnizimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore Pantsir-S1.

Një dokument është nënshkruar nga nënkryetari i Departamentit Ushtarak rus, gjeneral koloneli Alexander Fomin në prani të Ministrit të Mbrojtjes të Federatës ruse Sergei Shoigu dhe komandantit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Mianmar, gjeneralit të lartë Min Aung Hlaing.

Si pjesë e marrëveshjes, Mianmar do të marrë gjithashtu mjete ajrore pa pilot të tipit Orlan-10E (UAV) dhe stacione radari përveç një grumbulli të raketave vetëlëvizëse dhe sistemeve të armëve Pantsir-S1.

Sistemi bazë Pantsir-S1 përfshin 12 raketa të drejtuara tokë-ajër dhe dy topa 30 mm 2A38M.

Gjithashtu secili sistem Pantsir është i aftë të përfshijë deri në katër raketa në të njëjtën kohë.

Rusia dhe Mianmar kanë krijuar një bazë ligjore dhe rregullore për bashkëpunimin ushtarak-teknik për gati dy dekada.

Ky bashkëpunim i ka sjellë dobi Mianmar-it që të sigurojë dhe mirëmbajë pajisjet ruse të mbrojtjes aeroplanë MiG-29, avionë të stërvitjes luftarake Yakolev-130, sisteme raketash të mbrojtjes ajrore Pechora-2M, automjete të blinduara dhe copa artilerie raketore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat