COVID 19/ Mbretëria e Bashkuar e ka kaluar fazën kritike të pandemisë por numri i të infektuarve mbetet i lartë

Evropë

COVID 19/ Mbretëria e Bashkuar e ka kaluar fazën kritike të pandemisë por numri i të infektuarve mbetet i lartë

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 23:11
Boris Johnson

Mbretëria e Bashkuar ka kaluar pikun nga vala aktuale e pandemisë, por shefi mjekësor i Anglisë  thotë se numrat e të infektuarve janë ende të lartë.

Chris Whitty tha se numri i rasteve, shtrimet në spital dhe vdekjet ishin në rënie", por kjo nuk do të thoshte se nuk do të kishte një fazë tjetër të mundshme infektimesh.

Duke folur në një konferencë në Downing Street, Prof Whitty theksoi se numri i pacientëve me COVID-19 në spital ishte ulur "ndjeshëm", por vazhdonte të mbetej i lartë krahasuar me numrin rasteve gjatë valës së parë në Prill 2020.

Nëse norma do të rritet përsëri në nivelet më të larta se ato aktualet Shërbimet Shëndetësore Kombëtare do të gjenden shumë shpejt në telashe ".

Komentet e tij u bënë jehonë nga Kryeministri, i cili paralajmëroi se niveli i të infektuarve ishte ende "shumë i lartë" dhe ishte ende herët për të zbutur kufizimet aktuale.

Boris Johnson vlerësoi përpjekjen "kolosale" për të vaksinuar 10 milion njerëz, përfshirë 90% të atyre të moshës mbi 75 vjeç.

Kryeministri tha se Shërbimet Shëndetësore Kombëtare ishte ende nën "presion të madh",.

Të Mërkurën, Mbretëria e Bashkuar regjistroi edhe 1,322 vdekje të tjera të raportuara brenda 28 ditëve, duke e çuar numrin e vdekjeve në 109,335.

 Johnson tha në konferencën për shtyp se megjithëse sot ka disa shenja shprese  sepse numri i pacientëve  të prekur nga COVID-19 në spital ka filluar të ulet për herë të parë që nga fillimi i kësaj vale të re, shifrat e të infektuarve mbeten të larta.

Kryeministri tha se ai shpresonte që shkollat ​​në Angli do të ishin në gjendje të fillonin rihapjen nga 8 Marsi, pasi vaksina po tregon efektivitetin e saj.

Por ai këmbënguli se qeveria nuk do të rihapte shkollat më herët se kjo datë, pavarësisht deklaratës së Ministrit Nicola Sturgeon se shkollat ​​në Skoci do të rihapeshin nga 22 Shkurti.

Prof Whitty tha se shkollat ​​në Angli kishin arritur të zbatonin rregullat dhe të qëndronin të hapura derisa u shfaq varianti i ri i virusit i cili është më i transmetueshëm.

Ai tha se u takonte ministrave të vendosnin datat e hapjes së shkollave por ai ishte i bindur se rreziku i fëmijëve për të marrë Covid-19 ishte "tepër i ulët".

Johnson tha në konferencën për shtyp se qeveria do të vazhdonte me qëndrimin e saj "vigjilent”

Vaksinat po u jepen fillimisht më të rrezikuarve. Një listë e nëntë grupeve me prioritet të lartë që mbulon rreth 32 milion njerëz përfshirë 90-99% të atyre që kanë rrezikshmëri ta lartë vdekje po ndiqet, me qëllim për të vaksinuar katër grupet e para deri në 15 Shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat