Greqi/ Moti i keq shkakton probleme. Mbi 160 kamionë të bllokuar në kufirin greko-bullgar

Evropë

Greqi/ Moti i keq shkakton probleme. Mbi 160 kamionë të bllokuar në kufirin greko-bullgar

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 23:42
Foto ilustrim

Temperatura të ulëta mbizotërojnë në pjesën më të madhe të Greqisë, ndërsa vala e motit të keq me emrin simbolik “Medea” e shoqëruar me reshje bore dhe erëra të fuqishme ka dy ditë që po shkakton probleme të mëdha.

Megjithëse autostrada ndërkombëtare Egnatia prej Igumenices deri në Kipous në kufi me Turqinë është e hapur, autoritetet kanë ndaluar qarkullimin e gjithë kamionëve mbi 3.5 ton. Mbi 160 kamionë janë bllokuar në doganën e Promahonës në të dy anët e kufirit greko-bullgar.

Gjithashtu prej pasdites të së dielës është ndaluar qarkullimi i kamionëve mbi 3.5 ton edhe në autostradën që lidh Larisën me Athinën. Në shumë rrugë nacionale qarkullimi i automjeteve bëhet vetëm me ndihmën e zinxhirëve.

Në gjithë Greqinë e Veriut shkollat do të mbeten të mbyllura gjatë ditës së hënë. Në zonën e Janinës shumë fshatra kanë mbetur pa energji elektrike.

Temperaturat kanë shkuar në disa zona të vendit deri në -16 gradë.

Reshjet e borës janë regjistruar në Follorinë, Kozan, Veria, Aminteo, Edesa, Ptolemaida, por edhe në zonen e Halkidhikisë dhe në Larisa, ndërsa vala e motit të keq ka filluar dhe po godet edhe Peloponezin dhe jugun e vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat