Mijëra njerëz kthehen mbrapa në kufijtë gjermanë – për shkak të kontrolleve, shkaku i koronavirusit

Evropë

Mijëra njerëz kthehen mbrapa në kufijtë gjermanë – për shkak të kontrolleve, shkaku i koronavirusit

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 15:51
Mijëra njerëz kthehen mbrapa në kufijtë gjermanë

Mijëra njerëz janë kthyer mbrapa në kufirin gjerman që nga e diela, kur u vendosën kontrollet për të ndaluar përhapjen e varianteve të coronavirusit.

Sipas mediave të huaja, autoritetet gjermane thonë se policia ka ndaluar rreth 5,000 njerëz në kufijtë e vendit me Republikën Çeke dhe rajonin e Tirolit të Austrisë.

Siç është bërë e ditur atje u vendosën kontrolle mbi frikën rreth dy varianteve të coronavirusit: ai në Mbretërinë e Bashkuar, që përhapet në Republikën Çeke dhe ai i Afrikës së Jugut, që përhapet në Tirol.

Kështu, ky vend po kufizon hyrjen për qytetarët dhe banorët gjermanë, shoferët e kamionëve, punëtorët e shërbimeve të transportit dhe shëndetit dhe disa të tjerë duke përfshirë udhëtarët ndërkufitar që punojnë në “sektorë të rëndësishëm sistematikisht”.

Në këtë drejtim, ata të gjithë duhet të tregojnë një test negativ të coronavirusit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Steve Alter tha, deri të hënën në mëngjes, policia federale kishte kontrolluar rreth 10,000 njerëz dhe ktheu rreth 5,000.

Por guvernatori i Bavarisë, Markus Soeder, shteti i të cilit kufizohet me Austrinë dhe Republikën Çeke, tha të enjten përpara masave të vendosura se autoritetet në Tirol duket se nuk po e merrnin seriozisht çështjen.

Dhe kontrollet kanë nxitur kritika të forta nga Austria – dhe Bashkimi Evropian, i cili shpresonte për një përpjekje të përbashkët nga vendet anëtare për të ndaluar përhapjen e virusit këtë herë, ndryshe nga kur vendet ndërmorën veprime të njëanshme në kufij gjatë valës së parë pranverën e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat