Sllovakia, vendi me numrin më të lartë të vdekjeve nga koronavirusi për 100 mijë banorë

Evropë

Sllovakia, vendi me numrin më të lartë të vdekjeve nga koronavirusi për 100 mijë banorë

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 19:10
Foto ilustrim

Sllovakia është bërë vendi me numrin më të lartë të vdekjeve në raport me numrin e banorëve, pas rritjes së fundit në numrin e njerëzve që vuajnë nga lloje shumë ngjitëse të COVID-19.

Pavarësisht masave të forta kufizuese në shtatë ditët e fundit, numri i vdekjeve për 100,000 banorë u rrit nga 1.68 në 1.78, tregojnë të dhënat e sotme nga Universiteti Johns Hopkins.

Portugalia ishte në krye të listës për më shumë se tre javë, kështu që ra në vendin e dytë me 1.48 vdekje për 100.000 banorë.

“Faktori më domethënës për shkak të të cilit numri i rasteve të reja në Sllovaki nuk ka rënë është qarkullimi i lartë i llojit të ri të zbuluar në Britaninë e Madhe,” tha për AP, Marek Majdan, një epidemiolog sllovak.

Në fillim të këtij muaji, qeveria njoftoi se një lloj shumë ngjitës i COVID-19 nga Britania ishte bërë dominues në Sllovaki, me rreth 74 për qind të rasteve të reja që kishin këtë lloj të virusit.

“Mbyllja, e cila ishte efektive kundër llojit të mëparshëm, dha rezultate, por tani nuk jep kundër virusit britanik”, tha Maidan, ndërsa ministri i Shëndetësisë, Marek Krajci, shtoi se kjo është një përqindje tepër e madhe e pacientëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat