21-vjeçarja britanike bëhet personi më i ri që e kalon tërë Oqeanin Atlantik e vetme

Evropë

21-vjeçarja britanike bëhet personi më i ri që e kalon tërë Oqeanin Atlantik e vetme

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 10:26
Briton Jasmine Harrison

Briton Jasmine Harrison 21-vjeçare është bërë gruaja më e re në botë e cila e ka kaluar Oqeanin Atlantik e vetme, pasi ka kryer udhëtimin e saj plot 4800 kilometra, nga Spanja të Antigua, ka bërë të ditur organizuesi Atlantic Campaigns.

Britanikja Harrison e ka përfunduar mision e saj brenda 70 ditësh, 3 orëve dhe 48 minutave, duke thyer kështu rekordin e gruas më të re që e ka kaluar oqeanin Atlantik, raporton CNN.

Gjatë udhëtimit për më shumë se dy muaj, Harrison kishte me vete ushqim të bollshëm dhe shumëçka tjetër të nevojshme.

Ajo ka deklaruar se ishte motivuar për të kryer këtë mision kur kishte parë një garë të vitit 2018 derisa po mësonte notin në Karaibe.

Harrison ka shtuar se shpreson që të bëhet inspirim për shumë të rinj në botë se është në rregull të bëhen disa gjëra edhe vetëm, pa ndihmën e askujt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat