Kryeministri suedez paralajmëron masa të reja për parandalimin e coronavirusit: Nuk është koha për lirim të masave

Evropë

Kryeministri suedez paralajmëron masa të reja për parandalimin e coronavirusit: Nuk është koha për lirim të masave

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 20:27
Stefan Lofven

Qeveria suedeze ka njoftuar sot se do të shkurtojë orarin e punës nëpër restorante, bare dhe kafiteri – duke kufizuar numrin e njerëzve në objekte afariste, me qëllim që të ngadalësohet apo luftohet pandemia e coronavirusit.

“Nuk është koha për lirimin e masave mbrojtëse. Mund të shmangim valën e tretë nëse respektojmë distancën sociale fizike”, ka thënë kryeministri suedeze Stefan Lofven.

Përhapja e coronavirusit në Suedi është rritur javëve të fundit, kurse agjencia për shëndetësi ka paralajmëruar për valën e tretë të mundshme të COVID-19.

Kujtojmë që Suedia ishte ndër vendet e pakta në Evropë por edhe në botë, që nuk ka aplikuar masën e izolimit total, si preventivë ndaj coronavirusit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat