Sikur të mos mjaftonte covid, 7 njerëz infektohen për herë të parë me një variant të ri të gripit të shpendëve. Çfarë është H5N8

Evropë

Sikur të mos mjaftonte covid, 7 njerëz infektohen për herë të parë me një variant të ri të gripit të shpendëve. Çfarë është H5N8

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 06:43
Ilustrim

Ndërsa bota po përballet me pandeminë e koronavirusit, një lajm i keq vjen nga Rusia, e cila njofton se ka zbuluar virusin e gripit të shpendëve H5N8 te njerëzit, për herë të parë, dhe për këtë ka vënë në dijeni Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

OBSH njofton se rastet e para të infeksionit njerëzor me virusin e gripit të shpendëve H5N8 në Federatën Ruse u konfirmua në laborator dhe u zbuluan tek shtatë punonjës të një ferme shpendësh në Astrakhan Oblast .

Sipas informacioneve të infektuarit janë të moshës nga 29-60 vjeç, 5 prej të cilëve janë vajza.

Sipas informacioneve të para, virusi nuk transmetohet nga njeriu tek njeriu.

"Virusi mund të transmetohet nga shpendët te njerëzit" por "nuk mund të transmetohet nga një njeri tek një tjetër".

'Asnjë manifestim i dukshëm klinik nuk është raportuar nga asnjë punëtor i fermës nën mbikëqyrjen mjekësore, anëtarët e familjes së tyre ose kontakte të tjera të ngushta të shtatë rasteve', thotë OBSH.

Tipi i gripit të shpendëve i njohur deri më tani, që kalon nga njeriu te njeriu është H5N1, por tashmë kemi një variant të ri infektues.

Në vitin 2020, viruset e gripit të shpendëve A (H5N8) u zbuluan gjithashtu në shpendë ose zogj të egër në Bullgari, Republikën Çeke, Egjipt, Gjermani, Hungari, Irak, Japoni, Kazakistan, Hollandë, Poloni, Rumani, Mbretërinë e Bashkuar dhe Federata Ruse.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat