Angli/ Familja thyen masat anti-COVID, bëjnë kamping buzë shkëmbit të rrezikshëm

Evropë

Angli/ Familja thyen masat anti-COVID, bëjnë kamping buzë shkëmbit të rrezikshëm

Më: 4 mars 2021 Në ora: 06:09
Foto

Një familje në Britani, ka ngritur kamping buzë një shkëmbi të rrezikshëm, njoftoi policia bregdetare e North Yorkshire. Familja, kishte vendosur tendën e pushimit në një zonë të njohur për rrëshqitjen e dherave.

Oficerët e shpëtimit dhe rojet bregdetare, sapo mësuan mbi ngjarjen u drejtuan menjëherë për në zonë.

Këtë herë, ata u mjaftuan vetëm me një këshillë për familjen, e cila e mirëpriti sugjerimin e policëve.

Raportohet se familja ka shkelur dhe rregullat anti-COVID, pasi një pjesë e vendit ndodhet në karantinë dhe lëvizjet bëhen vetëm në orare të përcaktuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat