Aeroplani i Air France bëri ulje emergjente në Sofje pasi një pasagjer sulmoi stjuardesën dhe goditi derën e kabinës

Evropë

Aeroplani i Air France bëri ulje emergjente në Sofje pasi një pasagjer sulmoi stjuardesën dhe goditi derën e kabinës

Më: 6 mars 2021 Në ora: 18:58
Foto

Një aeroplan i Air France që ishte nisur nga Parisi për në New Delhi bëri një ulje emergjente të premten në Aeroportin e Sofjes në Bullgari, për shkak të një pasagjeri, thanë të shtunën zyrtarët bullgarë.

Sipas Reuters, pasagjeri, një shtetas indian, filloi përçarjen duke u grindur me pasagjerë të tjerë, duke sulmuar një stjuardesë si dhe duke goditur derën e kabinës, tha Ivailo Angelov, një zyrtar në Agjencinë Kombëtare të Hetimit.

Sjellja e tij agresive e shtyu komandantin e fluturimit të kërkonte një ulje emergjente në qytetin e Sofjes.

Burri, emri i të cilit nuk u zbulua, u mor nga avioni dhe u akuzua për rrezikimin e sigurisë së fluturimit. Në rast se shpallet fajtor, ai do të përballet me 10 vjet burg.

Fluturimi i Air France vazhdoi udhëtimin e tij për në New Delhi.

“Ne jemi duket hetuar veprimet njashtu edhe motivet e pasagjerit”, tha Angelov.

“Nuk ka asnjë shpjegim të arsyeshëm për sjelljen e tij”, tha mes tjerash ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat