Kompania ruse e minierave gjobitet me 2 miliardë dollarë pasi derdhi karburante në lumenj e liqene

Evropë

Kompania ruse e minierave gjobitet me 2 miliardë dollarë pasi derdhi karburante në lumenj e liqene

Më: 10 mars 2021 Në ora: 21:58
Rusi

Një kompani ruse e minierave ka paguar një gjobë prej 2 miliardë dollarësh për shkak të derdhjes masive të karburantit, duke shkaktuar një prej fatkeqësive më të mëdha mjedisore në Rusi.

Norilsk Nickel, prodhuesi lider i nikelit dhe paladiumit në botë, ka bërë të ditur sot se e ka bërë pagesën e gjobës.

Në maj të vitit të kaluar ishin derdhur 21 mijë tonë karburant nga kjo kompani në lumenjtë dhe liqenet e veriut të Rusisë. Kjo kishte bërë që presidenti rus Vladimir Putin të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme.

Dënimi i shqiptuar ndaj kompanisë që e ka shkaktuar dëmin në mjedis është më i madhi i njohur deri më tani në aspektin e dëmeve shkaktuar natyrës në Rusi.

Kompania e njohur edhe si Nornickel ishte dënuar nga një gjykatë në Rusi muajin e kaluar ndërkohë që ajo nuk ka paraqitur ankesë në lidhje me gjobën e shqiptuar.

Të ardhurat neto të kompanisë kanë pësuar rënie për 39 për qind si pasojë e gjobitjes ndërkohë që ekspertët kanë vlerësuar se ndikimi në mjedis nga veprimi i saj do të zgjasin me dekada.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat