​Erdogan do të takohet me udhëheqësit e BE në Turqi më 6 prill

Evropë

​Erdogan do të takohet me udhëheqësit e BE në Turqi më 6 prill

Më: 29 mars 2021 Në ora: 16:21
Foto ilustrim

Presidentët e Këshillit Evropian dhe Komisionit Evropian do të takohen me presidentin Recep Tayyip Erdogan në Turqi më 6 prill, tha sot një zëdhënës i BE-së.

Nuk u dhanë detaje shtesë të vizitës së Charles Michel dhe Ursula von der Leyen, por kjo vizitë, sipas Reuters, mund të jetë një hap drejt përmirësimit të ndërsjellë të marrëdhënieve.

Turqia, një vend kandidat për anëtarësimin në BE, nuk mbajti një samit zyrtar me udhëheqësit e BE-së që nga maji 2018, kur Erdogan u takua me krerët e mëparshëm të Këshillit Evropian dhe Komisionit Evropian, Donald Tusk dhe Jean-Claude Juncker.

Pavarësisht vendimit të Turqisë për t'u tërhequr nga konventa mbi mbrojtjen e grave nga dhuna dhe përkeqësimi i situatës së të drejtave të njeriut në vend, BE thotë se është e gatshme të punojë në rritjen e tregtisë.

Të dy palët gjithashtu duan një marrëveshje mbi ndihmën e re evropiane për refugjatët sirianë në Turqi, me vlerë disa miliardë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat