Vrasësi zbriti nga motori dhe u sigurua për krimin/ Detaje tronditëse nga vrasja e gazetarit në Athinë

Evropë

Vrasësi zbriti nga motori dhe u sigurua për krimin/ Detaje tronditëse nga vrasja e gazetarit në Athinë

Më: 10 prill 2021 Në ora: 06:13
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia Greke është fokusuar në dëshmitë e dy dëshmitarëve për të hedhur dritë mbi vrasjen e reporteri televiziv i cili u qëllua me armë jashtë shtëpisë së tij, ngjarje e ndodhur në periferi të Athinës, këtë të premte.

Sipas raporteve paraprake, Giorgos Karaivaz, një reporter veteran i kronikës së zezë, u qëllua të paktën pesë herë në trup dhe kokë dhe u vra në një sulm që besohet se ishte atentat i mirëfilltë.

Ai u vra teksa po kthehej në shtëpi, pak pas orës 2 pasdite.

Të dy dëshmitarët, të cilët ishin pranë skenës së krimit, thanë se dy sulmuesit ishin duke hipur në një motor të vogël, me shumë mundësi një skuter, me të cilin u larguan.

Drejtuesi thuhet se mbante një përkrenare bashkëudhëtari kishte veshur një xhaketë ushtarake dhe një maskë kirurgjikale.

Sulmuesit me gjasë përdorën një armë me një silenciator.

Ekipet mjeko-ligjore gjetën 13 gëzhoja plumbash në vendin e ngjarjes. Dëshmitarët gjithashtu i thanë policisë se vrasësi së pari qëlloi Karaivaz ndërsa ai ishte në motor dhe më pas zbriti dhe eci drejt viktimës për goditjen e fundit.

Nuk kishte asnjë deklaratë për motivin e mundshëm për të shtënat e së premtes, megjithatë policia beson se të shtënat ishin planifikuar me kujdes.

Sipas policisë viktima u ndoq nga të dyshuarit teksa doli nga vendi i tij i punës në një emision ditor në Star TV dhe u nis për në shtëpinë e tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat