Sulm me armë jashtë një qendre të vaksinimit në Paris, një i vdekur dhe një i plagosur

Evropë

Sulm me armë jashtë një qendre të vaksinimit në Paris, një i vdekur dhe një i plagosur

Më: 12 prill 2021 Në ora: 15:13
Paris

Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur si pasojë e gjuajtjes me armë jashtë një qendre të vaksinimit, të hënën në Paris.

Lajmin e ka bërë të ditur agjencia frenceze e lajmeve AFP.

Dëshmitarë në vendin e ngjarjes kanë thënë se sulmuesi ka ikur nga vendi i ngjarjes me një motoçikletë.

Një numër i madh i forcave policore ka dalë në vendin e ngjarjes ndërkohë që nuk dihen ende motivet e sulmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat