Suedia ka numrin më të lartë të rasteve të reja me COVID-19 për kokë banori në Evropë

Evropë

Suedia ka numrin më të lartë të rasteve të reja me COVID-19 për kokë banori në Evropë

Më: 13 prill 2021 Në ora: 22:59
Foto ilustrim

Suedia ka raportuar gjatë javës së kaluar, numrin më të lartë në Evropë të infeksioneve të reja me coronavirus për kokë banori.

Sipas medieve të huaja, vendi skandinav, i cili u shpreh kundër bllokimeve të rrepta, por që gradualisht ngriti masat e tij kufizuese, kryesisht vullnetare, ka një mesatare shtatë-ditore prej 625 infeksionesh të reja për 1 milion banor.

Krahasuar me vendet e tjera mesatarja në Poloni është 521, në Francë është 491; mesatarja në Holandë është 430, në Itali 237, dhe në Gjermani është 208.

Sipas regjistrit suedez të kujdesit intensiv, 392 njerëz po trajtoheshin të hënën në njësitë e kujdesit intensiv në vend, më shumë se kulmi i valës së dytë nga sa ishte në janar me 389, por akoma më i ulët se 558 pacientë në pranverën e vitit 2020.

Sidoqoftë, derisa u rrit numri i infeksioneve dhe i pacientëve në kujdesin intensiv, numri i viktimave në Suedi deri më tani nuk është rritur kaq ashpër. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat