Gjukanoviq: Do ta mbrojmë Malin e Zi nga nacionalizmi serb-madh dhe projekti i Serbisë së Madhe me të gjitha mjetet

Evropë

Gjukanoviq: Do ta mbrojmë Malin e Zi nga nacionalizmi serb-madh dhe projekti i Serbisë së Madhe me të gjitha mjetet

Nga: F.B Më: 14 prill 2021 Në ora: 10:54
Milo Gjukanoviq

Presidenti malazez Milo Gjukanoviq, ka theksuar se Mali i Zi do të mbrohet nga nacionalizmi serb me të gjitha mjetet, por beson se këtë do ta bëjnë institucionet .

“Nacionalizmi serbo-madh tenton që me moton e re ‘të botës serbe’ në mënyrë malinje të ndikojë në Malin e Zi duke mos heq dorë nga Serbia e madhe që si projekt vetë i është ndryshuar emri” tha Gjukanoviq për RTCG.

Ai u shpreh se Mali i Zi për një kohë të shkurtër nga një vend stabil dhe me prosperitet ekonomik është shndërruar në vend me krizë potenciale në Ballkan.

“Kjo duhet ndërlidhet me zgjedhjet parlamentare, kur erdhi te ndryshimi i pushtetit, nuk mendoj se vetë ndryshimi përbën problem, sepse isha i vetëdijshëm se momenti i ndryshimit është hapur, qysh në vitin 2016 ku fituam për një fije peri, nuk ka fjalë ndryshimi i pushtetit solli jo stabilitet. Këtë e bëri koalicioni i qeverisës së re, politika e tillë goditi në vlerat e Malit të Zi modern, ajo rrezikoi vet karakterin e shtetit qytetar të Malit të Zi, ku në vendin shumë-fetar një bashkësi fetare (SPC) caktoi përbërjen e qeverisë” tha Gjukanoviq.

Por ai u shpreh megjithatë optimist se Mali i Zi do të arrijë ta ruajë sigurinë.

“Nuk dua të besoj se qeveria nuk sheh gjendjen, është e qartë se politikat e qeverisë së re prodhuan pakënaqësi tek njerëzit, që nxitën daljen në rrugë pa asnjë ftesë. Askush nuk duhet të nënvlerësojë potencialin dhe gatishmërinë e Partisë Demokratike Socialiste (DPS), kur ne do organizonim daljen në rrugë do ishte shumë më e fuqishme dhe më e organizuar. Kjo që ka ndodhur në rrugë është pasojë e hapave të qeverisë dhe adresimi se ajo ka të bëjë me ne nuk është bazuar në të vërtetën”, u shpreh ai.

Ditëve qytetarët kanë bllokuar rrugë të caktuara magjistrale, me qëllim që qeveria të ndryshojë vendimin rreth marrjes së shtetësisë, në ndërkohë qeveria përkohësisht ndaloi miratimin e rregulloreve.

Kryeministri Zdravko Krivokapiç akuzoi Gjukanoviqin dhe DPA-në se qëndronin prapa protestave.

Gjukanoviq tha se është mbështetës i veprimit institucional.

“Kur lejojmë që politika të bëhet në rrugë tregojmë paaftësi. Jam i bindur se kemi forcë që të kthehemi në shtigje të udhëheqjes së suksesshme të politikës malazeze”, deklaroi Gjukanoviq duke shtuar se “qeveria duhet të mendojë mirë para se të sjellë ndonjë vendim”.

Ai shtoi se është njeri përgjegjës dhe nuk dëshiron Malin e Zi në kaos me të cilin do udhëhiqet jashtë institucioneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat