Macron viziton Katedralen Notre Dame në dyvjetorin e shpërthimit të zjarrit në të

Evropë

Macron viziton Katedralen Notre Dame në dyvjetorin e shpërthimit të zjarrit në të

Më: 15 prill 2021 Në ora: 11:41
Emmanuel Macron

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka inspektuar punimet e renovimit të Katedrales Notre Dame në dyvjetorin e shpërthimit të zjarrit shkatërrues mbi këtë objekt të vjetër mbi 850 vjet.

Duke parë punimet nga lart, ai ka thënë se është i mahnitur nga e gjithë puna e kryer deri më tani, raporton Euronews.

Macron ka pohuar se vizita e tij është bërë për të shprehur një mesazh kolektiv krenarie për punën e bërë.

“Kemi shmangur më të keqen”, është shprehur Macron.

“Një falënderim i madh për të gjithë të mobilizuarit, mijëra sish”.

Zjarri në Notre Dame kishte shpërthyer në mbrëmjen e 15 prillit të 2019-ës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat