Paralajmërimi i Kievit: Rusia së shpejti do të ketë mbi 120 mijë trupa në kufijtë e Ukrainës

Evropë

Paralajmërimi i Kievit: Rusia së shpejti do të ketë mbi 120 mijë trupa në kufijtë e Ukrainës

Më: 20 prill 2021 Në ora: 16:24
Foto ilustrim

Rusia së shpejti do të ketë më shumë se 120 mijë trupa në kufirin e Ukrainës, deklaroi të martën ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, duke bërë thirrje për sanksione të reja ekonomike perëndimore ndaj Moskës.

Sipas medieve të huaja, Kievi, Washingtoni dhe NATO-ja janë alarmuar nga grumbullimi i madh i trupave ruse pranë Ukrainës dhe në Krime, gadishullin që Moska e aneksoi nga Ukraina në vitin 2014.

Zyrtarët perëndimorë thonë se përqendrimi i forcave tani është më i madh se sa gjatë atij aneksimi.

“Trupat ruse vazhdojnë të arrijnë në afërsi të kufijve tanë në verilindje, në lindje dhe në jug. Përreth një jave, ata pritet të arrijnë një forcë të kombinuar prej mbi 120 mijë trupash”, tha Kuleba në një konferencë shtypi në internet.

“Kjo nuk do të thotë që ata do të ndalojnë ndërtimin e forcave të tyre në atë numër”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat