Reagimi i Heiko Maas tregon problemin thelbësor të politikës gjermano - izraelite

Evropë

Reagimi i Heiko Maas tregon problemin thelbësor të politikës gjermano - izraelite

Nga: Philip Volkmann-Schluck, nga gjermanishtja Sherif Ramabaja Më: 11 maj 2021 Në ora: 16:43
Heiko Maas

Në konfliktin e përshkallëzuar të Lindjes së Mesme, Ministri i Jashtëm Maas u ka bërë thirrje "të gjitha palëve" për moderim. Kjo duket të tingëllojë si një tallje për veshët e izraelitëve, të cilët aktualisht janë nën zjarr të vazhdueshëm. Gjermania po e humb shansin për të marrë një qëndrim të qartë që të rreshtohet në anën e Izraelit.

Raketa e goditi objektivin e saj herët në mëngjes, një ndërtesë apartamentesh, shumëkatëshe në qytetin izraelit Ashkelon. Shpërthimi rrëzoi çatinë. Rrënojat dhe copëzat godasin një familje të tërë. Babai u plagos rëndë, dhe nëna me dy fëmijët e saj ndodhen gjithashtu në spital. Ata nuk patën kohë të iknin.

Rripi i Gazës është vetëm disa kilometra në jug të shtëpisë së tyre. Raketa, ishte shtënë atje nga anëtarët e grupit terrorist Hamas. Iu deshën më pak se 30 sekonda për ta goditur cakun. Derisa bombardimet vazhdonin, Izraeli raportoi viktimat e para pasdite.

Ky është realiteti për qytetarët izraelitë këto ditë. Milicia radikale islamike – terroriste, kohët e fundit lëshoi ​​disa qindra raketa në territorin izraelit. Në shkolla, shtëpi, kopshte dhe supermarkete. Civilët janë në shënjestër: ata duhet të vriten, të plagosen dhe të tremben. Fakti që më shumë izraelitë nuk u plagosën ose madje nuk u vranë, është për shkak të sistemit të mbrojtjes nga raketat Iron Dome.

Thirrja për "Të dy Anët" për moderim - një frazë e përsëritur

Kjo lojë mizore është përsëritur që kur Izraeli evakuoi Rripin e Gazës në 2005, duke besuar në atë kohë se ky koncesion, do të sillte paqe në rajon. Çfarë është përsëritur që nga ajo kohë: përfaqësuesit e qeverisë gjermane që u bëjnë thirrje "të dy palëve" të ushtrojnë moderim në këtë situatë. Siç është tani rasti me Ministrin Federal të Jashtëm Heiko Maas. Ai deklaroi se zjarri me raketa ndaj popullatës civile izraelite ishte "përtej çdo justifikimi". Për të shtuar më pas: "Të gjitha palët kanë për detyrë të parandalojnë viktima të mëtejshme civile".

Kjo fjalia e dytë duhet të tingëllojë si një tallje për veshët e izraelitëve, që aktualisht janë në rrezik vdekjeprurës. Në të njëjtën kohë, kjo zbulon probleme më të thella në politikën gjermane të Lindjes së Mesme. Ushtria izraelite iu përgjigj bombardimeve për të mbrojtur qytetarët e saj. Civilët, përfshirë fëmijët, gjithashtu vdiqën nga sulmet e tyre ajrore në Gaza. Askush nuk lejohet t'i relativizojë këto sakrifica nga pala palestineze.

Akoma, fakti është: Izraeli po e mbron veten. Fakti që Hamas po i vendos bazat e tyre të raketave dhe qendrat e komandës në zonat e banuara, dmth. duke përdorur qytetarët e saj si mburoja mbrojtëse, tregon se sa larg është i paefektshëm thirrja për të dyja palët, për të parandaluar "viktima të mëtejshme civile". Një zëdhënës i qeverisë në Berlin bëri një deklaratë të martën pasdite. Qeveria gjermane dënon sulmet me raketa ndaj Izraelit nga Rripi i Gazës "në termat më të fuqishëm të mundshëm". "Është një përshkallëzim i pajustifikueshëm në një situatë të tensionuar."

Pse qeveria federale nuk e bën të qartë se, Izraeli ka të drejtë për vetëmbrojtje? Pse në deklaratën e Ministrit të Jashtëm përmendet vetëm "zjarri me raketa" kur është e qartë se raketat u nisën nga Hamas? Kush nuk shqipton emrin e sulmuesit, lë shumë hapësirë ​​për interpretim.

Për shkak se qeveria federale po përpiqet të veprojë si një ndërmjetës, ajo dështon në një moment vendimtar, të qëndrojë qartë në anën e Izraelit. Dhe në të njëjtën kohë u jep hapësirë ​​atyre zërave, që gjithmonë pëshpëritin për një "spirale dhune", por që në fakt po minimizojnë terrorin islamik.

SHBA tregon se ekziston një mënyrë tjetër: Ministri i Jashtëm Anthony Blinken dënoi qartë sulmet nga Hamas dhe nënvizoi të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje. Në mënyrë që pastaj, në një hap të mëtejshëm, të këshillojmë anën izraelite. Sidoqoftë, në një temë tjetër: Në Jeruzalem, gjykatat kanë lëshuar një veprim dëbimi kundër familjeve arabe në rrethin Sheikh Jarrah. Ata supozohet të largohen nga shtëpitë e tyre në mënyrë që izraelitët hebrenj, të mund të vendosen brenda. Procesi është gjithashtu politikisht i diskutueshëm në Izrael.

Sidoqoftë, Hamasi dëshiron të nxjerrë një arsye të ligjshme, për hedhjen e raketave ndaj popullatës civile, ndaj një vendi të tërë. Kushdo që nuk e kundërshton menjëherë dhe në mënyrë të prerë këtë, kërcënon në mënyrë të pavullnetshme të bëhen bashkëpunëtor në agresionin kundër Izraelit, të cilët kanë vetëm një qëllim të deklaruar: shfarosjen e shtetit hebre. Republika Federale, e cila ka deklaruar të drejtën e Izraelit për të ekzistuar si shtet, ka dështuar edhe një herë të qëndrojë në krah të Izraelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat