Deklarata e partisë së Abazoviqit për rezolutën rreth Srebrenicës nervozon serbët, e quajnë “thikë pas shpine nga Mali i zi për Serbinë”

Evropë

Deklarata e partisë së Abazoviqit për rezolutën rreth Srebrenicës nervozon serbët, e quajnë “thikë pas shpine nga Mali i zi për Serbinë”

Më: 25 maj 2021 Në ora: 12:21
Dritan Abazoviq

Rezoluta që njeh dhe dënon gjenocidin e Srebrenicës, të cilën opozita malazeze e udhëhequr nga partia boshnjake e dërgoi në parlamentin malazez për miratim, do të ketë një shumicë.

Kjo pasi që, siç shkruajnë mediat e huaja, edhe përfaqësuesit e Lëvizjes Ura të Dritan Abazoviqit do të votojnë në parlament për miratimin e rezolutës së re mbi Srebrenicën.

Ndryshe, partia e boshnjakëve ishte përpjekur të vendoste të njëjtën rezolutë në axhendën e parlamentit malazes në fund të vitit të kaluar, por më pas nuk mori shumicën për ta diskutuar atë.

Rezoluta dënon me forcë gjenocidin në Srebrenica, konfirmon se mbi tetë mijë civilë boshnjakë vdiqën në gjenocid, ndalon mohimin publik të ekzistencës ose zvogëlimin e gjenocidit në Srebrenicë dhe shpall 11 korrikun si ditën e përkujtimit për viktimat e Srebrenicës.

Siç shkruajnë më tej edhe mediat në Mal të Zi, anëtarët e koalicionit “Bardh e Zi” konfirmuan në një konferencë shtypi se do të mbështesin rezolutën mbi Srebrenicën, e cila, me 40 anëtarë të opozitës, do të ketë një shumicë të mjaftueshme për miratimin e saj.

“Është një detyrim për ne. Sigurisht që do të votojmë me ‘po’”, citohet të ketë thënë deputetja Bozhena Jelushiq, një anëtare e koalicionit Bardh e Zi.

Dhe sigurisht, pas këtij lajmi kanë ardhur reagimet nga Serbia, përkatësisht nga shumë media atje.

Mediumi serb, SrbijaDanas një veprim të tillë madje e ka quajtur “thikë pas shpine”.

“Thikë pas shpine për Serbinë, veprim i i ri nga Mali i Zi: URA e Dritan (Abazoviqit) do të votojë për miratimin e rezolutës mbi Srebrenicën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat