Mbi një mijë të infektuar me COVID-19 në Itali, humbin jetën 82 persona

Evropë

Mbi një mijë të infektuar me COVID-19 në Itali, humbin jetën 82 persona

Më: 31 maj 2021 Në ora: 20:41
Foto ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit në Itali nga 86 977 testime janë konfirmuar të infektuar me COVID-19 1 820 raste të reja dhe kanë humbur jetën 82 persona.

Gjithashtu janë shëruar 6 358 pacientë të shtruar në spitale.

Ndërsa në shtrimet e reja është venë re një ulje me 109 pacientë më pak se një ditë më parë.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Itali janë konfirmuar të infektuar me Covid 4,217,821 raste të reja mes të cilëve kanë humbur jetën 126,128 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat