Polonia do të nisë vaksinimin e fëmijëve kundër Covid-19 nga 7 qershori

Evropë

Polonia do të nisë vaksinimin e fëmijëve kundër Covid-19 nga 7 qershori

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 18:13
Ilustrim

Polonia do të nisë vaksinimin e grupmoshave nga 12 deri në 15 vjeç duke filluar nga 7 qershori. Të premten, Komisioni Europian miratoi vaksinën Pfizer / BioNTech për këtë grupmoshë pasi Agjencia Europiane e Barnave (EMA) tha se vaksina ishte e sigurt dhe efektive.

“Për shkak të vendimit nga Agjencia  Europiane e Barnave dhe rekomandimit të Këshillit Mjekësor, ne kemi vendosur që nga 7 qershori të fillojmë vaksinimin e fëmijëve të moshës 12 deri në 15 vjeç.”

Ministri i Shëndetësisë Adam Nijilsky gjithashtu tha se që nga sot, Polonia është pjesë e programit të BE-së për një certifikatë të Covid, e cila synon të lehtësojë udhëtimet brenda Bashkimit Europian. Kështu Polonia bëhet një nga shtatë vendet kryesore që do të jenë pjesë e programit, i cili zyrtarisht do të fillojë në 1 korrik, tha ministri polak.

“Polonia është ndër vendet e para që do të lëshojë këto certifikata për t’u përdorur nga qytetarët nga 1 qershori,” tha Nijilsky.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat