Pendohet vrasësi i 20-vjeçares: Më vjen keq për gruan, se kisha planifikuar! Më intereson vetëm...

Evropë

Pendohet vrasësi i 20-vjeçares: Më vjen keq për gruan, se kisha planifikuar! Më intereson vetëm...

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 14:18
Caroline Crouch me burrin e saj, Babis Anagnostopoulos

Babis Anagnostopulos, piloti 32-vjeçar që vrau gruan e tij 20-vjeçare Caroline, është penduar për krimin e rëndë. Ai ka pranuar para grupit hetimor autorësinë dhe sipas avokatëve të tij, ka kërkuar falje.

32-vjeçari grek nuk është interesuar për dënimin që do të marrë, por vetëm për fatin e vajzës së mitur.

“Vrasja nuk ishte planifikuar paraprakisht. Nuk kishte asnjë person të tretë të përfshirë.”

Kurse avokatët e tij u shprehën për mediat greke: “Gjithçka që i intereson është fëmija i tij. Shqetësimi i tij ka të bëjë me të ardhmen e fëmijës, sepse ai ka dëgjuar gjëra të ndryshme, se fëmija do të shkojë në një familje kujdestare, se do ta humbasë atë.”

Greku e fshehu vrasjen për disa ditë, ndërsa pretendonte se gjithçka kishte ndodhur nga disa grabitës. Për ta bërë të besueshme kauzën e tij, ai vrau dhe qenin. Ndërkohë mediat greke filluan të aludonin se krimin e kishin bërë shqiptarët.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat